0%

Radio Begeja


Familja Begeja, tradita më shumë se 100 vjecare, e familjes së vjetër shqiptare.
Familja Begeja, është familje autoktone tiranase e vendosur në fund të viteve 1700. Kontributi i familjes ka filluar me Ali Begeja, ish kryetarin e bashkisë së Tiranës për vitet 1922-1923, i cili u arrestua me grupin e deputetëve në vitin 1947 dhe vdiq nga torturat cnjerëzore. Familja Begeja edhe në vitet e demokracisë ka vazhduar të japë një kontribut të cmuar. Familja e madhe Begeja ka luftuar me breza për interesa kombëtare. Tre ishin parimet në këtë familje. Shqipëria etnike demokratike. Flamuri kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, pa shenja të huaja. Shtet i lirë dalë nga vota të lira. Kjo familje me tradita edhe në fushën e arsimit, është shquar për bagazh dijesh dhe temperament kërkues ndaj të resë.
Biznesmeni Xhimi Begeja, një ndër emrat e njohur të kësaj dere të vjetër tiranase, tregon se në 70 vjetorin e pushkatimit nga rregjimi komunist, i 26 vjecarit, Ymer Begeja, po hapin derën e kësaj familjeje të madhe, atë derë që rregjimi komunist u orvat ta shuante. 70 vjet pas vrasjes së tij, shtëpia Begeja, në zemër të Tiranës, e shpallur monument kulture, është rikonstruktuar me fondet e kësaj familjeje, për të mos u mbyllur më kurrë.
XHIMI BEGEJA BIZNESMEN
Xhimi Begeja, nxitës i investimeve në rrethin e Pukës , është biznesmen nga Tirana që vitet e fundit ka investuar në fushën e Turizmit. Ai është bashkëpronar i Hotel Turizmit Puka dhe pronar i një fabrike të prodhimit të birrës Puka. Birra Puka shfrytëzon ujin e mrekullueshëm të bjeshkëve të Shqipërisë, për të përcjellë shijen e këtyre bjeshkëve. Uji i shtresave ultra bazike, i pasur me magnez si dhe me të gjitha kripërat e duhura, ndërkohë i varfër me gëlqere, prodhon birrën e shijshme Puka, e cila tashmë është e vlerësuar edhe me cmime të huaja. Sipas biznesmenit Xhim Begeja birra Puka është e prodhuar me shpirt, ku ndërthuren, kënaqësia, atraksioni, dhe dëshira për të bërë dicka të mirë për Pukën.
XHIMI BEGEJA ALPINIST
Xhimi Begeja është antar i ekipit alpinistik Dajti, dhe nëj ndër gjashtë alpinistët shqiptar, i cili në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, u ngjit ën majën më të lartë Everest, duke vendosur atje Flamurin Kombëtar.

SHARE
Play Cover
Commercial Music
Deep House Music
Hip-Hop Music
Only Hard Sound
Artisti Lounge (Oxhaku)
Artisti Lounge (Don Bosko)
Nostalgjia e Muzikes
Famed Bar With Famed People
Select Hill Radio
Black Pearl Lounge Bar
DA'SO Bar & Lounge
Uanist Shisha Lounge
A Place To Be...
Uno Bistro Bar
Viro Lounge