0%

Emerald Center

E çuditshme por e vërtetë!

5.000 m2 lodra Hamleys – atraksioni më i bukur dhe argëtues për fëmijët

Së shpejti, në Tiranë, do të hapet dyqani më i madh dhe më i veçantë i lodrave. Duket e paimagjinueshme por tashmë konfirmohet se është e vërtetë – në një sipërfaqe gjigante prej 5.000m2  fëmijët do të befasohen nga lodrat e shumëllojshme që ofron kompania më e famshme në botë krijuar nga William Hamley.

Ky dyqan i bukur ndodhet në zemër të Tiranës, brenda qendrës tregtare Emerald dhe duket se do të kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse për fëmijët. Lodrat e shumëllojshme dhe ambientet e bukura për argëtimin e fëmijëve po përgatiten nga një staf i kualifikuar që do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit.

Ishte viti 1760 kur William Hamley nga Britania e Madhe hapi dyqanin e parë të lodrave HamleysLondër. Gjithçka nisi nga një ëndërr. Dashuria e William për lodrat ishte po aq e fortë sa synimi i tij për të parë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të vegjël. Kjo është arsyeja pse dyqani u mbush shpejt me kukulla prej lecke, ushtarë prej teneqeje, kuaj lëkundës dhe lodra të tjera të njohura në atë kohë, të cilat fëmijët mund t’i shihnin dhe të luanin me to. Ndërsa vitet kalonin raftet e dyqanit filluan të mbusheshin jo vetëm me kukulla, fenerë magjikë dhe anije, por edhe me pajisje sportive, shkopa kriketi dhe topa futbolli. Madje krijuan edhe një lojë të re me dy raketa dhe një top  Ping-Pong!

Ishte fundi i vitit 1920 kur kriza ekonomike preku rëndë edhe lodrat Hamleys, e qeshura e fëmijëve nuk zhurmonte më në dyqanin e lodrave. Dyqani i lodrave i mbijetoi edhe sulmeve ajrore dhe gjithë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Popullariteti i Hamleys vijoi të rritej edhe gjatë shekullit XXI dhe lodrat Hamley tashmë janë kthyer në fenomen botëror, ku Tirana mbetet destinacioni më i ri.

Play Cover Track Title
Track Authors